Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Hasani: Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim, kemi pritur rritje por jo në këtë formë

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – 445 raste të reja me koronavirus janë regjistruar dje në Maqedoni të Veriut.

Zëvendësministri i Shëndetësisë në këtë Ilir Hasani, ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve ka nisur nga java e kaluar.

“Është rritur edhe numri i kërkesave për testime që janë të domosdoshme. Kemi pritur rritje të numrit dhe kjo është paralajmëruar në të gjitha situatat, por kjo rritje është një trend shumë agresiv çka na ka brengosur”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.

“Numri i pacientëve nëpër spitale është rritur. Ende jemi në prag të kapaciteteve që janë të gatshme të pranojnë pacientë në tre spitalet në Shkup. Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 është më së shumti 20-30 vjet, respektivisht 30-40 vjet”.

“Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim. Kemi pritur rritje, por jo në këtë formë”.

Hasani ka thënë se masat që do të ndërmarrin do të jenë sipas gjendjes që mund të paraqitet në ditët në vijim.

“Masat kryesore janë mbajtja e maskave tërë kohën në ambiente të hapura, ndalesë për grumbullimin e më shumë se katër personave më prona private dhe korrigjimi i ligjeve që të mund të kontrollohet numri i personave që shkojnë mysafirë – që është brengë. Prej aty është numri më i madh i “Masat kryesore janë mbajtja e maskave tërë kohën në ambiente të hapura, ndalesë për grumbullimin e më shumë se katër personave më prona private dhe korrigjimi i ligjeve që të mund të kontrollohet numri i personave që shkojnë mysafirë – që është brengë. Prej aty është numri më i madh i pacientëve që infektohen dhe trajtohen”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...