Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hetim për “dosjet e UÇK”/ Miratohet komisioni në Parlament. Do drejtohet nga Ulsi Manja

Me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, parlamenti i  hapi dritën jeshile nisjes nga puna të, Komisionit të Posaçëm Parlamentar, që do të kalojë në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozura të UCK-s.

Detyra primare e këtij komisioni është  “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty.

Është ky raport, për të cilin Ilir Rusmaili përfaqësues i PD votoi pro në Këshillin e Europës,  pikënisja e ngritjes të Gjykatës së Specializuar në Hagë në të cilën sot ndodhen si të akuzuar kupola drejtuese e UCK-s.

Ky zhvillim zgjoi nga gjumi shumicën socialiste që përmes këtij komisioni kërkon  të tentojë të hedhë dritë,  mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë” .

Top Channel disa ditë më parë raportoi, se ky komision do ti kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme, 6 fashikuj hetimor për llogari të EULEX për Grupin e Drenicës dënuar me 65 vite burg në total në vitin 2015.

Sakaq pjesë e punës të këtij komisioni do të jetë edhe deklarimi Johe Bayrabar kreut të zyrës të të zhdukurve  në misionin e OKB-s në Kosovë UNMIK, se ai bashkë me Lulëzim Bashës ishin në Kukës për të hetuar burgjet e UCK-s.

Komisioni do të ketë 9 antarë 5 nga shumica socialiste dhe 4 nga opozita.

Ky komision i posaçëm do të drejtohet nga Ulsi Manja kryetar i Komisinit Parlamentar të Ligjeve.

Mandati komisionit është tre mujor dhe në bazë të fakteve apo grup fakteve të mbledhura ngarkohet të hartojë një projekt-rezolutë e cila do të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...