Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre. Mësohet se, disa prej kandidatëve nuk i ka plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.
Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga punonjës të trajnuar të SHÇBA. Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.
BKH do të ketë 60 hetues që do të jenë pjesë e Prokurorisë Speciale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Para marrjes së detyrës ata do të trajnohen në SHBA pranë FBI-së.