Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Hillary Clinton ambasadore në OKB?

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, pritet ta merr postin e ambasadores së Amerikës në Kombet e Bashkuara.

Sipas burimeve të disa mediave amerikane, Joe Biden pritet ta emërojë Hillary Clinton në këtë post në kohën kur të vendosen emrat e ri të administratës së tij.

E nëse zonja Clinton caktohet përfaqësuese e SHBA-së atje, mund të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën.

“Procesi i pranimit të Kosovës në OKB, rrjedh përmes Këshillit të Sigurimit, e kjo është një prej aktereve shumë të rëndësishëm dhe vendimmarrës për Kosovën. Çdo 6 muaj atje diskutohet për Kosovën. Ne në këtë rast do ta kishim një mike shumë të mirë të Kosovës atje..” ka thënë Sabri Kiçmari, ish-ambasador i Kosovës në Austri.

Njëjtë si ky mendon edhe analistja Luljeta Aliu, e cila radhitë arsyet pse Clinton mund të jetë më e mirë sesa ambasadorët e tjerë amerikanë në OKB.

“Familja Clinton kanë qenë përkrahëse e madhe e pavarësisë së Kosovës, për ne është shumë fitore e madhe nëse ajo zgjidhet aty, duke e ditur se ajo është edhe një karakter i fortë, duke e ditur se aty është edhe Rusia e Kina – aty duhet një karakter me guxim e përvojë të madhe”, thotë Luljeta Aliu.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...