Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Histori dashurie/14 vjeçarja serbe e lidhur me një shqiptar nga Tirana, hyn në lojë Interpoli

Shqiptarët dhe serbët mund të mos merren vesh për shumë gjëra, por gjuhën e dashurisë e njohin mirë të dyja palët.

Një dashuri mes dy të rinjve nga Shqipëria dhe Serbia është bërë objekt kërkimesh nga Interpoli, por jo për shkaqe shtetërore.

Nëna e vajzës serbe kundërshton lidhjen për shkak të moshës së vogël të saj dhe për këtë shkak Interpol Beogradi i kërkon Interpol Tiranës të gjejë të dashuruarën dhe ta kthejë pas në Serbi.

Siç tregon dosja hetimore që vërteton një sërë veprimesh hetimore të kryera nga pala shqiptare, vajza serbe me emrin Sara Janiçijeviç udhëtoi në fund të muajit gusht drejt Shqipërisë së bashku me prindërit jo vetëm për pushimet verore por edhe për të takuar motrën, edhe ajo e martuar me një shqiptar. Në Tiranë vajza 14 vjeçare u dashurua me një të ri dhe kundërshtoi familjen që të kthehej në vendlindje. Për këtë arsye siç tregojnë shkresat e Interpol Beogradit, e ëma Milica Janiçijeviç u paraqit në policinë lokale në Sabac dhe denoncoi. Pas kërkesës së Interpolit për gjetjen e motrës së vogël, ajo u pyet në polici.

“Më pëlqeu si djalë, fillova të kisha ndjenja për të. Ime më ishte dakord që unë të qëndroja, pasi e njeh mirë familjen e tij duke qenë se motra ime është martuar me vëllain tjetër”, shprehet Sara.

Policia deklaron për Top Channel se 14 vjeçarja është pyetur nëse dikush ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe nëse ka kryer marrëdhënie me të dashurin.

“Ne kemi rënë dakord që do të kryejmë marrëdhënie kur të martohemi dhe kur unë të mbush moshën. Tani jetoje në shtëpinë e tij dhe Shqipëria më pëlqen”, tha 14 vjeçarja serbe.

Të ndodhur para refuzimit të Sarës për t’u kthyer tek prindërit, mësohet se si fillim palës serbe do t’i përcillen vetëm dëshmitë e vajzë

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...