Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Hojt Ji: Nëse fiton Biden, do të angazhohet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Ish zëvendës ndihmësi amerikan i sekretarit shtetëror, Brajan Hojt Ji, ka deklaruar se nëse Xho Bajden zgjedhet si president i SHBA-ve, ai do të mbështetë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, informon Zhurnal.

Ai shprehet i bindur se do të angazhohet për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpreson që Maqedonia e Bullgaria të gjejnë rrugën e duhur për të tejkaluar problemet.

“Fuqishëm besoj se Bajden do të angazhohet për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo gjithsesi është vendim që duhet të sillet nga BE dhe SHBA dhe nuk mund të imponohet vullneti i tyre, por ne besojmë se i ndajmë qëllimet e përbashkëta me disa vende evropiane. Ne duam të shohim Maqedoninë e Veriut të integruar në institucionet evropiane. Pres Bullgaria dhe vendet tjera të BE-së të gjejnë mënyrë të tejkalojnë problemet, me qëllim që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka deklaruar Ji për “Zërin e Amerikës”.

Sipas tij, nëse Bajden fiton në zgjedhjet presidenciale në SHBA, administrata e tij do të kërkojë nga elita politike në Maqedoni të Veriut të luftojë korrupsionin, sepse siç tha, Shkupin e pret një rrugë e gjatë për të përmbushur standardet për anëtarësim në BE.

“Nëse e ndiqni Xho Bajden në dekadat e fundit, do të mësoni se ai gjithnjë është angazhuar për luftë kundër korrupsionit. Së fundmi, gjatë fushatës së tij presidenciale, ai qartë ka bërë me dije se lufta globale kundër korrupsionit e sheh si prioritet i SHBA-ve”, theksoi Ji duke shtuar se administrata eventuale e ardhme e Bajden do të ishte e kyçur në luftën kundër lajmeve të rreme në vendin tonë të cilat sipas tij, po bëhen me mbështetje të Rusisë dhe Kinës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...