Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoti: Çështja e të pagjeturve është prioritet në dialogun me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se çështja e personave të pagjetur është një nga temat kryesore në dialogun me Serbinë.

Hoti theksoi se ka bërë përpjekje maksimale që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe siç tha ai jo rastësisht dialogu me palën serbe ka filluar me temën e parë, siç është çështja e të pagjeturve.

“Çështja e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë me të drejtë na shqetëson. Po bëjmë përpjekje që të bëjmë progres. Kam bërë përpjekje maksimale që të zbardhet fati i këtyre personave. Siç e kam potencuar disa herë, dialogu me palën serbe e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian jo rastësisht ka filluar me temën e parë siç është çështja e të pagjeturve”, ka thënë kryeministri Hoti.

Sipas tij, çështja e të pagjeturve do të jetë temë kryesore për mbylljen e marrëveshjes me Serbinë.

“Faktet e reja nga debatet televizive që nxjerrin në opinion mundësinë e 16 varrezave masive me trupat shqiptare në Serbi, e fuqizon edhe më shumë nevojën për gjetjen e trupave në Serbi. Synimi im themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave ende të pagjetur. Në funksion të këtij qëllimi të përbashkët Marrëveshja me Serbinë do të jetë kjo çështje, dhe do të jetë çështja kryesore për mbylljen e marrëveshjes me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...