Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar, zgjidhje përmes dialogut

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili të enjten paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se deklaratat e dhëna nga pala serbe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

Hoti theksoi që koha e konflikteve ka kaluar dhe çdo gjë duhet të zgjidhet përmes dialogut.

“Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. Nuk janë në frymën për të cilin jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proces të dialogut. Mbi bazën e kësaj kemi lëshuar një deklaratë, duke qenë të matur, konstruktiv, të qartë që koha e konflikteve ka kaluar, dhe çdo gjë duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet e qeverisë së Kosovës janë mesazhe të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Hoti.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...