Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoti nënshkruan rregulloren për organizim të brendshëm në ZKM, e cilëson hap të rëndësishëm

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka njoftuar sot përmes rrjetit të tij facebook se ka nënshkruar Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, shkruan zhurnal-ks.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, organizimi i ri në ZKM, do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard i cili do të ndiqet edhe nga ana e ministrive”, ka shkruar ai.

Sipas tij qëllimi është të jetë sa më efikase dhe e organizuar mirë dhe u ka kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin.

“Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare”, përfundon Hoti./Zhurnal-ks

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...