Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoti takon Gastronomët – Zotohet se do t’i ndihmojë me mbi 200 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ku u ka premtuar se ndihma ndaj tyre, në vetëm tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë prej 200-220 milionë euro.

Gjithashtu, Hoti thotë se gastronomëve do t’u zbritet TVSH-ja nga 18% në 8 % për këtë vit.

Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, njoftoi tutje ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...