Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Hoxha në takim me Gir: Të gatshëm për reformat e nevojshme për politikë të përbashkët bujqësore me BE

Shkup, 5 nëntor – Sot, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha zhvilloi një takim me kreun e Delegacionit të BE, David Geer dhe me udhëheqësin e Departamentit të operacioneve, Stephen Hudolin.

Ambasadori i BE-së shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe përsëriti mbështetjen e plotë që jep BE-ja në proceset euro-integruese.
BE siguron mbështetje financiare përmes fondeve IPA në fusha të ndryshme të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në forcimin e kapacitetit administrativ, si dhe në zhvillimin e sistemeve të ndryshme.

Gjithashtu, Kreu i Delegacionit shprehu kënaqësinë e tij me progresin e bërë për zbatimin e programit IPARD dhe përdorimin e të gjitha fondeve nga programi IPARD 2.

Ministri Hoxha u zotua në marrjen e vendimeve strategjike për të zbatuar reformat në përputhje me kërkesat e politikës së përbashkët bujqësore të BE-së dhe angazhimin e plotë në proceset e koordinimit gjatë fillimit të negociatave për Kapitujt 11, 12 dhe 13.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...