Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Hoxhaj pas deklaratave të Vuçiqit për luftë kërkon reagim urgjent ndërkombëtar

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Enver Hoxhaj, U.D kryetar i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Milosheviqit në qeverinë serbe.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi sic tha Hoxhaj, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuciq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...