Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Hulumtim: Fëmijët janë më të sigurtë në shtëpi, në shkollë diskriminohen për pamjen e tyre

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Pjesa më e madhe e fëmijëve ndihen se përkasin shkollës, por mendojnë se nuk i kushtojnë shumë vëmendje higjienës në shkollë. Më të sigurt janë në shtëpi, ndërsa diskriminime më të shpeshta të cilat i kanë ndjerë në situatë të caktuar është për shkak të pamjes së tyre, peshës trupore dhe ngjyrës së lëkurës dhe vendbanimit.

Këtë e tregon hulumtimi i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në të cilin përfshihen 1.077 fëmijë, të moshës prej 12 deri në 17 vjet nga 78 qytete dhe fshatra nga të gjitha rajonet në shtet.

Siç theksoi sot në konferencën për shtyp koordinuesja e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj Jordanka Çerepnalkova-Trajkoska, fëmijët e kanë ndarë mendimin dhe pikëpamjet e tyre për atë sa janë respektuar të drejta e tyre në vendin tonë në shtatë zona të ndryshe, siç është njohja me të drejtat e fëmijës, mjedisi shkollor, koha e lirë, siguria, diskriminimi, ka thënë Çerepnalkova-Trajkoska.

Në hulumtim theksohet se 69.74 për qind e fëmijëve mendojnë se ndihen që i përkasin shkollës, janë të respektuar nga nxënësit (66,35 për qind), profesorët dhe personat të tjerë të cilët punojnë në shkollë (62,97 për qind).

Një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve, ose 60,62 për qind mendojnë se nuk u kushtohet kujdes i mjaftueshëm në mbajtjen e higjienës në tualete, për shkak të disave nga fëmijët që shmangin t’i shfrytëzojnë (68,23 për qind).

Përqindja më e madhe e fëmijëve mendojnë se ushqehen shëndetshëm (72,47 për qind), flenë mjaftueshëm (81,91 për qind) dhe fizikisht aktivë (70,36 për qind). Pjesa më e madhe e fëmijëve (51,88 për qind) çdo ditë ushqim në shkollë marrin brumëra-gjevrek, lloje të piteve…

Shumica e fëmijëve asnjëherë nuk konsumojnë perime, ndërsa mbi një e treta asnjëherë nuk konsumojnë pemë derisa janë në shkollë.

Fëmijët gjithashtu theksojnë se kanë qenë të diskriminuar për shkak të pamjes së tyre, peshës trupore dhe ngjyrës së lëkurës, si dhe për shkak të vendit të banimit, stilit të tyre të veshjes ose muzikës të cilën e dëgjojnë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1287855998216545&extid=7KJvUXWV3cg8g1pi

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...