Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Hulumtim i “Megjashi” për të drejtat e fëmijëve në vend

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Ambasada e fëmijëve “Megjashi” sot do të prezantojë të dhënat nga hulumtimi për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në vend, i cili është realizuar në periudhën qershor-korrik 2020 nga ekipi hulumtues i fëmijëve dhe të rriturve.

Nga “Megjashi” bënë të ditur se hulumtimi ka siguruar të dhëna gjithëpërfshirëse për shumë aspekte të jetës së fëmijëve në shtet, problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe punët të cilat sipas tyre duhet të përmirësohen.

“Këto të dhëna do të shërbejnë si pikë nisëse në përgatitjen e Raportit Alternativ të Fëmijëve për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, i cili do të parashtrohet deri te Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 2020”, bëri të ditur Ambasada e Fëmijëve./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...