Ka ngritur padi ndaj kazinosë, një bixhozxhi i pasur që shpenzoi 30 milionë paund duke luajtur në ruletë pasi pretendon se stafi kishte premtuar t’i paguante bonuse, por nuk e bënë këtë.
Juste Puharic, biznesmeni kroat kishte mbaruar 1.5 milionë paundët e tij në tavolinën e ruletës në kazinonë e Mayfair në Londër, dhe doli garant për të marrë 27 milionë të tjera, të cilat i luajti në datat 26 deri në 30 maj 2015.
Puharic pretendon se e vetmja arsye që rrezikoi shumën gjigande ishte ngaqë u inkurajua të luante nga stafi i kazinosë, që i ofronin kthim të shumave të parave që humbiste, pasi “ishte zgjedhur si lojtar i veçantë, super i pasur”.
Ai thotë se iu dha e drejta për 243,518 paund me 0.9% komision për bastet e tij, përveç 1,466,056 paund që kishte fituar gjatë qëndrimit pesë-ditor në kazino.
Pronarët e klubit të kompanisë Silverbond Enterprises, mohojnë pretendimet duke thënë se ai duhet të paguajë të gjithë shumën.
Avokati i Puharic, Christopher Bamford, tha në gjykatën e lartë në Londër se stafi drejtues i kazinosë Park Lane Club ‘e tërhiqnin vazhdimisht të luante në sallën e tyre’ dhe i ofronin dreka e pije.
Bixhozxhiu tregon se kazinoja pranuar t’i kthente komision 0.9% për bastet e tij si klient i zgjedhur.
Gjyqi vazhdon akoma, raportojnë mediat britanike.