Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

I gjithë vendi vlon nga rastet aktive me Covid 19

Shkup, 5 shtator – Nuk ka asnjë qytet në vend ku nuk ka raste pozitive të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive për momentin është 2,208, shumica janë ende në Shkup 755, pasuar nga Kumanova me 277, Gostivari 146, Prilepi 143, Tetova 121 dhe Shtipi 111.

Në qytete të tjera ka më pak se 100 raste, ndërsa më pak ka në Krushevë dhe Resnjë nga një dhe dy në Vallandovë.

Në spitale aktualisht trajtohen 295 pacientë, 43 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit dhe pas një kohe të gjatë nuk ka asnjë pacient me ventilim mekanik.

Në 24 orët e kaluara, janë kryer 1,486 teste dhe janë regjistruar 109 raste të reja të Kovid-19, më shumë në Shkup-40, Prilep-12 dhe Kumanovë-10. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi gjithashtu 89 pacientë të shëruar dhe tre vdekje.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 14.871, 12.054 janë shëruar dhe 609 kanë vdekur.

Janë kryer gjithsej 154,948 teste të Kovid-19.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...