Agjencia Zhurnal.KS
Sport

I shënoi gola Bayernit e Atleticos në Champions, ylli kosovar më afër Kombëtares gjermane

Mërgim Berisha është ftuar nga ekipi U-21 i Gjermanisë për miqësoren ndaj Sllovenisë. Ylli i ri kosovar synon që përmes paraqitjeve solide me Salzburgun, ta fitojë një ftesë edhe në Kombëtaren A të Gjermanisë dhe të rikthehet në Bundesligën gjermane. Në të kaluarën, atë e kishin vëzhguar edhe Kosova e Austria

Mërgim Berisha po shkëlqen në fanellën e Salzburgut këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po bën paraqitje mbresëlënëse me ekipin austriak, ndërsa u shqua edhe në Ligën e Kampionëve, me golat që i realizoi ndaj kampionit aktual evropian, Bayern Munich dhe kundër Atletico Madridit.

Sulmuesi i rrezikshëm është ftuar së fundmi në ekipin U-21 të Gjermanisë dhe do të luajë sonte kundër Sllovenisë në një ndeshje miqësore.

Për të do të bëhej fjalë për paraqitjen e gjashtë në ekipin e të rinjve të Gjermanisë.

Mirëpo, 22 vjeçari synon që përmes Salzburgut dhe U-21 ta fitojë një ftesë në ekipin A të Gjermanisë nga trajneri Joachim Loew.

Mediat gjermane shkruajnë se Berisha ka potencial dhe se mund të shihet si një e ardhme e Kombëtares gjermane.

“E vetmja që e rëndësishme për mua është ajo që po ndodhë për momentin. Do të vazhdoj të punoj dhe më pas gjithçka vjen vetvetiu. Është synim imi të luaj rregullisht me Salzburgun dhe të tregohem i suksesshëm”, ka thënë Berisha, i cili idhull në futboll e ka Zlatan Ibrahmovicin.

Berisha, i lindur në Gjermani, por me prindër nga Kosova, ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2022.

Ai e kishte një eksperiencë negative në futbollin gjerman, me ekipin Magdeburg.

Por, nëse vazhdon të shfaq formë të mirë, nuk përjashtohet mundësia që verën e ardhshme të rikthehet në Bundesligën gjermane.

Në të kaluarën flitej se Berishën e duan edhe Austria dhe Kosova.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...