Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Incident në det mes Turqisë dhe Greqisë, 4 të vdekur

Një incident ka ndodhur në det mes një anije çisternë greke dhe një varke peshkimi turke.

Nga përplasja mes tyre, është fundosur peshkarexha turke. Incidenti ka ndodhur 37 milje larg bregut të qytetit turk Mersin.

Sipas të dhënave të deritanishme, mediat turke dhe ato greke raportojnë për 4 persona që u nxorrën të vdekur.

Ata ishin ekuipazh i peshkarexhës turke. Ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë në bord.

Nga ana tjetër, anije çisternë greke kishte në bord 27 anëtarë të ekuipazhit. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit në det.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...