Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Indonezi, evakuohen mbi 500 persona nga rreziku i vullkanit

Mbi 500 persona që jetojnë rreth Vullkanit Merapi në Indonezi, niveli i alarmit i të cilit është rritur, janë evakuuar.

Shefi i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Java-n e Mesme, Safrudin, tha se për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik është rritur niveli i alarmit dhe se 9 fshatra përreth Vullkanit Merapi gjenden nën rrezik.

Përparësi në evakuuim, sipas tij, i është dhënë të moshuarve, fëmijëve, grave shtatzënë dhe me foshnjë si dhe të paaftëve.

Ai tha se deri më tani mbi 500 persona janë vendosur në zona të sigurta, duke shtuar se punimet për të evakuuar banorët në rajonin Cangkringan në afërsi të vullkanit do të vazhdojnë deri të hënën.

Qendra Kërkimore dhe e Teknologjisë së Fatkeqësive Gjeologjike (BPPTKG) dje kishte njoftuar alarm “portokalli” për Vullkanin Merapi.

Të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Merapi në ishullin Java i lartë 2.968 metra në vitin 2010.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...