Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Injoroi shenjat e komunikacionit, futet në urën e ulët me kran – përplaset në urë

Ky është momenti kur një kran i montuar në një kamion të vogël përplaset në një urë që ishte më e ulët, dhe shoferi nuk i kishte përfillur shenjat paralajmëruese të trafikut.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur krani derisa i afrohej urës në Cradley Heath në West Midlands, Angli, pak sekonda më vonë përplaset në urë dhe nga goditja e fuqishme këputet nga kamioni, transmeton Telegrafi.

E publikimi i këtyre pamjeve ka nervozuar opinionin, që vazhdimisht pyesnin se si është e mundur që një shofer që ka patentë shoferë ta bëjë një gabim të tillë, duke marrë parasysh se sinjalizonin shenjat që ura është e ulët për mjete të mëdha.

Policia britanike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë më të vëmendshëm dhe në vazhdimësi të respektojnë dhe kontrollojnë shenjat e komunikacionit.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...