Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Interi përgatit ofertë për dyshen e Napolit

Skuadra italiane Inter është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Arek Milik dhe Nikola Maksimovic, që të dy mund të largohen si lojtarë të lirë në verën e ardhshme.

Milik mund t’i bashkohet skuadrës zikaltër në afatin kalimtar të janarit, por edhe në fund të sezonit së bashku me Nikola Maksimovic, raporton Gazeta Express.

Të dy lojtarëve të Napolit iu skadon kontrata në fund të sezonit; sulmuesi polak është në shënjestër të Interit që një kohë të gjatë. Lojtari dëshiron të largohen në janar pasi që Napoli e la jashtë listës së skuadrës në të gjitha garat.

Sidoqoftë, skuadra nga Milano nuk dëshiron që të shpenzojë shumë për një lojtar i cili mund të largohet falas nga klubi në fund të sezonit dhe mund të i ofrojnë shkëmbim me Matias Vecinon në janar.

Trajneri i Napolit, Rino Gattuso është një tifoz i mesfushorit uruguaian, por i cili mund të shkëmbehet edhe me Armando Izzon, lojtar i skuadrës së Torinos.

Antonio Conte dëshiron që të nënshkruajë me një qendërmbrojtës dhe në listën e tyre është Nikola Maksimovic.

Kontrata e tij përfundon në qershor, në rast që lojtari nuk dëshiron të qëndrojë te klubi i Napolit, atëherë Inter do t’i ofrojë kontratë në janar, që të transferojë atë si të lirë në fund të sezonit.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...