Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Irani propozon që veturat me imigrantë të sulmohen me armë

Ligjvënësit iranianë kanë propozuar legjislacion të ri që parasheh dënime të rënda me burgim për imigrantët pa dokumente dhe që i lejon zyrtarët policorë që të hapin zjarrë ndaj veturave që dyshohet se bartin imigrantë.

Kjo masë do ta prekte komunitetin prej rreth 3.5 milionë afganëve që jetojnë në Iran. Shumë prej tyre nuk kanë status ligjor në këtë shtet dhe u mungojnë të drejtat themelore, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Vëzhguesit thonë se autoritetet iraniane janë të interesuara që të parandalojnë një valë të re imigrantësh dhe refugjatësh afganë në kohën kur dhuna në Afgansitan po shtohet. Miliona njerëz janë shpërngulur nga shteti që është rrënuar nga lufta e gjatë që filloi më 2001.

Sipas projektligjit të dorëzuar nga ligjvënësit më 26 nëntor, imigrantët pa dokumente që hyjnë në Iran mund të dënohen me burgim deri në 25 vjet.

Propozimi gjithashtu u lejon policëve që të përdorin armë zjarri për t’i ndalur veturat që nuk ndalen në pikat e kontrollit dhe që dyshohen për bartje të imigrantëve ilegalë.

Nëse ky projektligj shndërrohet në ligj, familjet e imigrantëve ilegalë të plagosur apo të vrarë në Iran nuk do të kenë të drejtë as të aplikojnë për kompensim.

Rojat kufitare iraniane njihen për keqtrajtimin e imigrantëve afganë, duke i rrahur, plagosur dhe vrarë ata që hyjnë ilegalisht në këtë shtet.

Në qershor, policia iraniane e qëlloi me armë një veturë me imigrantë afganë, duke bërë që ajo të shpërthente në flakë. Tre afganë vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën në këtë incident.

Në një rast tjetër, 23 refugjatë afganë u mbytën në ujë pasi raportohet se u detyruan të kërcenin në Lumin Harirud nga rojat kufitare iraniane.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...