Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Isa Mustafa: Të merresh me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është si të rrëshqasësh në gropë septike

“Komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv.

Duke iu referuar me cilësime të tilla, Avdyli tha se Mustafa po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkruante dje Avdyli.

Mirëpo, një deklarate të tillë i është përgjigjur ashpër kreu i partisë, Isa Mustafa.

 Për lajmi.net, kreu i LDK-së, ka thënë se për të nuk ia vlen të merret me deklaratat as të Haxhi Avdylit e as të Haki Abazit.

Madje siç është shprehur ai, të merresh me ato se çka thonë këto dy personazhe, është si të bijesh në gropë septike.

“Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar shkurt Mustafa për lajmi.net.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...