Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Ish-gruaja e basketbollistit Scottie Pippen në lidhje dashurie me futbollistin nga Kosova, Liridon Krasniqin?

Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët më të famshëm shqiptarë që luan në arenën ndërkombëtare.

Mesfushori nga Vitia, është lindur dhe rritur në Gjermani, teksa karrierë ka bërë në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë.

28-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës nga Malajzia, Johor teksa ka lënë gjurmë edhe jashtë fushës.

Që sa vite në futbollin aziatik, Krasniqi është njëri nga lojtarët më të mirë dhe më të dashur, por së fundmi ka ndryshuar edhe statusi i tij.

Telegrafi merr vesh se Krasniqi është në lidhje dashurie me modelen amerikane, Larsa Pippen, ish e dashura e basketbollistit legjendar amerikan Scottie Pippen.

Futbollisti kosovar dhe Larsa kanë shkëmbyer disa komente në rrjetin social Instagram duke shtuar edhe më shumë thashethemet për lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër Telegrafi ka marrë vesh se Krasniqi dhe Pippen janë të lidhur me njëri tjetrin prej disa muajsh.

46-vjeçarja së fundmi ka postuar video në Instagram ku në një qafore ka shkronjën L.

E nuk ka munguar shumë dhe ka ardhur komenti nga Liridoni, i cili i thotë se e pëlqen atë.

Telegrafi ka tentuar të bisedojë me mesfushorin 28-vjeçar, por ai ka thënë se nuk dëshiron të flas për jetën private, duke mos e mohuar, por as duke mos e konfirmuar lidhjen me Larsa Pippen.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse çifti i ri do të dalin publikisht për të pranuar lidhjen e tyre.

Kujtojmë që Larsa Pippen ka qenë e martuar për 21 vjet me Scottie Pippen nga viti 1997 deri më 2018, por që ata dy vite më parë ishin shkurorëzuar.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...