Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna i bashkohet Vetëvendosjes

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar nga sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo gjë u bë e ditur nga lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se në Dobruna me tetë dekada të jetës së tij, është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm.

“Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi.Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se gjatë luftës, Sokol Dobruna asnjë ditë të vetme s’ka qenë jashtë Kosovës.

“Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...