Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Ish-presidentja Atifete Jahjaga duhet ndryshe në imazhet e fundit, mahnit me dukjen dhe stilin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është komentuar jo pak herë viteve të fundit për ndryshime drastike në dukje.

Pas lëshimit të postit të presidentit, Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret.

Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse.

Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë të çelët, teksa kishte vendosur një makijazh të lehtë në fytyrë.

Flokët e zeza të mbërthyera lart, kombinuar me një palë vathë dhe një qafore të bronztë, i dhanë një pamje edhe më atraktive ish-presidentes.

Kjo fotografi është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë dukje.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...