Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ish-ushtarët profesionistë do t’i sigurojnë spitalet në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Ish-ushtarët profesionistë që ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfshihen për siguri të drejtpërdrejtë në shërbimin e patrullës në spitale.

Për këtë sot informoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska nga poligoni ushtarak në “Krivollak”.

“Sot diskutuam se siguria e drejtpërdrejtë për shërbimin e patrullës me shumë gjasa do ta realizojmë me një pjesë të ish-ushtarëve profesionistë të cilët ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata do të jenë linja e parë e mbështetjes. Ata nuk do të jenë as të uniformuar dhe as të armatosur, por do të sigurojnë rregull dhe informacion për qytetarët”, tha Shekerinska.

Ministrja informoi se përveç kësaj në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm ata ranë dakord që një numër i caktuar i ambulancave me shoferë nga Ushtria t’u jepen disa spitaleve dhe klinikave në Shkup.

“Sipas vendimit të Presidentit, ushtria ka detyra të ndryshme për të siguruar mbështetje mjekësore me forca mjekësore”, theksoi Shekerinska.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...