Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Itali: Plani i vaksinimit të popullsisë sot në parlament

Italia ka gati planin për vaksinimin e popullsisë kundër infektimit nga Covid 19. Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të prezantojë sot në dy dhomat e parlamentit italian planin organizativ të vaksinimit të popullsisë, i cili ka si objektiv kryesor parandalimin e një vale të tretë të infektimit të popullsisë nga koronavirusi.

Vaksina anti-Covid në Itali do të shpërndahet nga shteti dhe do të jetë falas për të gjithë.

Ministria italiane e Shëndetësisë informon se vaksina e parë që do të përdoret në Itali është Pfizer Biotench, e cila do të mbërrijë në periudhën kohore 23-26 janar 2021.

Do të mbërrijnë 3.4 milionë doza, të cilat do të vihen  në dispozicion për 1.7 milionë persona.

Dozat e para do të shpërndahen në 300 pika të caktuara, kryesisht struktura spitalore të shtrira në të gjithë territorin kombëtar.

Pritshmëritë për këtë vaksinë janë mjaft të larta, e cila më datë 29 dhjetor 2020 shpreson të marrë autorizimin nga Agjensia Europiane e Barnave EMA.

Ministri italian i Shëndetësisë ka informuar se brenda tremujorit të parë të 2021 në Itali janë parashikuar të mbërrijnë 202 milionë doza vaksina anti-Covid. 

Dozat e para të vaksinës do të vihen në dispozicion për personelin mjekësor e shëndetësor si dhe personelin në strukturat e asistencës së personave të moshuar. Ndërsa në ndarjen sipas grupmoshave fillmisht do të vaksionohen persoant mbi 80 vjeç, më pas grupmosha 60-70 vjeç e me radhë, duke i dhënë përparësi personelit arsimor.

Plani italian i vaksinës nuk e bën atë të detyrueshme por të këshillueshme për popullsinë përmes një fushate informative duke synuar vaksinimin e rreth 40 milionë italianëve nga rreth 60 milionë që është numri i përgjithshëm i popullsisë.

Për vaksinimin në masë të popullsisë do të përdoren më pas të gjitha hapësirat e mëdha publike.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...