Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Italiani del të ecë në këmbë pas sherrit me gruan, gjendet pas 7 ditësh 450 km larg ende duke ecur

Një 48 vjeçar nga Como në veri të Italisë, doli nga shtëpia për të ecur e shuar zemërimin pas debatit të radhës me bashkëshorten, por u gjet nga policia vetëm pas një jave dhe 450 kilometrave larg, në Fano pranë Firences.

Policia që po bënte kontrollet e rregullave anti-Covid ndaluan burrin ende duke ecur në ora 02.00 të mëngjesit në rrugën kombëtare. Kur e çuan në stacionin e policisë burri ishte i ndërgjegjshëm, edhe pse i lodhur.

Ai i tregoi policëve se kishte dalë nga shtëpia “për të freskuar pak idetë” pas debatit të radhës me gruan, dhe hap pas hapi kishte përfunduar deri aty.

Oficerët bënë kontrollet e tyre duke futur të dhënat e burrit në sistem dhe menjëherë u zbulua se ishte shpallur i humbur prej një jave nga shtëpia, transmeton shqiptartja.

Prej të dielës së shkuar gruaja e shqetësuar kishte shkuar në polici për të raportuar, dhe versioni i gruas për ngjarjen përshtatej me atë të burrit: Ai kishte dalë nga shtëpia në këmbë dhe nuk ishte kthyer më, duke përshkuar rreth 450 kilometra, me një mesatare prej 65 kilometrash në ditë, dhe 2km e gjysmë në orë, pa u ndalur kurrë.

“Kam ardhur në këmbë deri këtu, nuk kam përdorur asnjë mjet. Ushqim kam ngrënë pasi më kanë dhënë njerëz që kam takuar gjatë rrugëtimit. Jam mirë, jam vetëm pak i lodhur”, konfirmoi burri.

Për ta bërë të pushonte, policia i rezervoi një dhomë në Hotel Augustus, një vend të cilin ai e njihte, pasi 48-vjeçari i paemëruar nga autoritetet, kishte ardhur më parë me familjen per pushime në Fano.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...