Agjencia Zhurnal.KS
Sport

“Jam i zhgënjyer me Ismajlin dhe Ramadanin që e braktisën Kosovën për Shqipërinë”

Ramiz Krasniqi, vazhdon të jetë i zhgënjyer me veprimet e Ismajlit dhe Ramadanit, që lanë Kosovën për Shqipërinë. Ai i njeh shumë mirë që të dy talentet shqiptarë.

Përzgjedhësi i Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi, i cili s’do të ketë ndeshje këtë muaj për shkak të pandemisë së COVID-19, ka folur për ish futbollistët e Kosovës që braktisën Dardanët për Kuqezinjtë.

Ai është i zhgënjyer paksa me Ardian Ismajlin dhe me Ylber Ramadanin, që sot mund të ishin pjesë e kombëtares A, ashtu si shumë të tjerë sipas Krasniqit.

Ish-trajneri i FC Prishtinës dhe Feronikelit, ka qenë nder trajnerët e parë që është pajisur dhe licencuar nga UEFA në Sarajevë në vitin 2002.

“Vetë fakti tregon se i kemi shtatë ose tetë futbollistë në Përfaqësuesen A që kanë kaluar nëpër gjenerata të ndryshme. Mendoj se pasuria më e madhe është kjo”, tha Krasniqi.

“Jam i zhgënjyer në dy futbollistë, që pavarësisht nga të gjithë problemet që nuk kanë qenë në Përfaqësuesen A, me Ardian Ismajlin dhe me Ylber Ramadanin. Dy futbollistë që luajnë për Shqipërinë kanë qenë dy futbollistët në Përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Të dy në kohën e tyre kanë qenë kapitenë. Kemi pritur që do të vazhdojnë me neve, por ata kanë vendosur të shkojnë në Kombëtaren shqiptare. Kam qenë shumë i zhgënjyer, sepse kanë qenë fëmijë të Kosovës dhe të Prishtinës. Të dy lojtarët i kam udhëhequr, por sidoqoftë është vendimi i tyre”, u shpreh Ramiz Krasniqi.

Të gjitha ndeshjet e parapara për Kosovën U-19, të cilat ishin për kualifikime në Evropian janë anuluar shkaku i COVID-19.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...