Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në gusht të këtij viti janë më të larta për 1.6 për qind në bazë mujore, ndërsa për 0.1 për qind në bazë vjetore.

Sipas Entit shtetëror të Statistikave, në gusht të vitit 2020, krahasuar me korrikun e vitit 2020, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, ishin më të larta në sektorin e minierave dhe guroreve për 14.9 për qind, në sektorin e prodhimit për 0.4 dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim me 7.1 për qind.

Në gusht të vitit 2020, krahasuar me gushtin e vitit 2019, çmimet totale të prodhuesve të produkteve industriale ishin më të larta në sektorin e minierave dhe guroreve për 3 për qind dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 4.3 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë prodhuese ishin më të ulëta për 0.3 për qind.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...