Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Jeff Bezos pasurohet për 14 miliardë dollarë më shumë brenda një jave

Megjithë pasigurinë rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, tregu i aksioneve në SHBA kishte javën e tij më të mirë që nga prilli, duke ndihmuar disa nga më të pasurit në botë të shtojnë miliarda dollarë në pasuritë e tyre.

Rritja e tregut të aksioneve, ka bërë që personi më i pasur në botë, themeluesi dhe CEO i Amazon Jeff Bezos, të shtojë në pasurinë e tij rreth 14 miliardë dollarë më shumë këtë javë, duke i dhënë atij një vlerë neto prej 193.4 miliardë dollarësh, shkruan Forbes.

Midis të premtes, 30 tetorit dhe të premten, 6 nëntor, aksionet e Amazon u rritën mbi 9%, transmeton Telegrafi.

Përveç Amazon, aksione të tjera të mëdha të teknologjisë u rritë gjithashtu këtë javë.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg, personi i katërt më i pasur në botë, gjithashtu pa pasurinë e tij të rritet këtë javë. Me aksionet e Facebook në rritje prej 11.5% këtë javë, vlera e tij neto u rrit me gati 11 miliardë dollarë, në 107.7 miliardë dollarë.

Fitues të tjerë të mëdhenj këtë javë: Personi i dytë më i pasur në botë, kryetari dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault, fitoi 11 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 124,3 miliardë dollarë.

Themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin, ndërkohë, panë pasuritë e tyre të rritej përkatësisht 5.7 miliardë dollarë dhe 5.5 miliardë dollarë, pasi aksionet e Google gjithashtu patën një javë të fortë, duke kërcyer gati 9%.

Pasuria neto e CEO-s së Tesla-s, Elon Musk u rrit me 7.8 miliardë dollarë këtë javë pasi aksionet e prodhuesit të automjeteve të tij elektrike u rritën me 10.8% gjatë asaj periudhe. Personi i pestë më i pasur në botë, Musk zotëron 21% të aksioneve në kompani dhe tani vlen 94.8 miliardë dollarë.

Bill Gates, personi i tretë më i pasur në botë, pa pasurinë e tij duke u rritur 5.4 miliardë dollarë – duke e shtyrë vlerën e tij neto deri në 118.2 miliardë dollarë që nga 6 nëntori. Gates, i cili themeloi Microsoft në 1975, ka shitur ose dhënë shumë nga aksionet e tij në kompani.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...