Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”: Duhet të jesh krenar për atë që je, pavarësisht nga vjen

Ylli i muzikës pop e njëherësh aktorja amerikane, Jennifer Lopez, pranoi çmimin ‘Ikonë’ të dielën më 15 nëntor në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u nderua për punën që bëri në të gjitha profesionet – si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj për tre dekada.

Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe nënë e dy fëmijëve.

Jennifer e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e evenimentit madhështor në “People’s Choice Awards”.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”, tha Lopez teksa mori çmimin “Icon of 2020”. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si këngëtare, aktore dhe producente, foli edhe për sfidat e këmbënguljen.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja”, shtoi ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju”.

“Faleminderit fansave dhe People’s Choice Awards për çmimin ikonë. Ndihem shumë e nderuar. Unë dua ta dinë të gjithë se mund të bëhesh kushdo që dëshiron dhe t’i bësh gjërat që do. Dhe të jesh krenare për atë që je pa marrë parasysh se nga vjen”, shkroi Lopez në një postim të ndarë në rrjetet sociale.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...