Shkup, 16 nëntor – Zhurnal.mk – Zv. Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, në një deklaratë për BGNES duke komentuar pozitën e Sofjes lidhur me kornizën negociuese me Shkupin për në BE, ka thënë se Bullgaria duhet të qëndrojë fortë në qëndrimin e bazuar nga konkluzat e Këshillit konsultativ për siguri nacionale, që u miratuan nga presidenti bullgar vjeshtën e kaluar, si dhe në pozitën kornizë të Qeverisë dhe deklaratës së Kuvendit Nacional, informon Zhurnal.
Ajo ashtu si shumica e politikbërësve bullgar, shprehet se nuk mund të ketë kompromis për historinë.
“Nuk mund të ketë kompromis me historinë tonë. Thellë jam e brengosur për atë që po ndodhë. Vetëm deri para 1 viti mendoja se të gjitha klauzolat të shkruara në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë do të jenë pjesë e kornizës negociuese kur të fillojnë negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kishim garanca nga forume të ndryshme, jo vetëm nga ministrat për punë të jashtme dhe nga Këshilli për çështje të përgjithshme”, thotë Jotova.

Ajo në deklaratë rikujton se Bullgaria është nën monitoring të Këshillit të Europës lidhur me “pohimet e një organizate për pakicë maqedonase”, duke shtuar se edhe përskaj përpjekjeve për stopimin e tij, monitoringu vazhdon edhe më tej.
Jotova thotë se detyra e përfaqësuesve bullgar është që ky monitoring të shlyhet orë e më parë, sepse sipas saj, është juridikisht i papërmbajtur, duke patur parasysh se Kushtetuta bullgare nuk njeh pakica.
“E jap këtë shembull që të cekë se definitivisht duhet të futet në kornizën negociuese me RMVM-në, si në pretendimet e mundura të ardhshme teritoriale, ashtu edhe për pakicat dhe lidhur me tekstin e qartë për gjuhën”, thotë Jotova në deklaratë.//Zhurnal.mk