Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Jozefina Topalli: Të rrëzojmë Ramën, Bashën e Metën edhe opozita fajtore për situatën ku ndodhet sot vendi

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka reaguar dje mbi raportin e Fondit Ndërkombëtar të Monitorimit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo e sheh si shenjë alarmi këtë raport. Topalli ka deklaruar se Shqipëria është vendi me masat më të ulëta për të përballur krizën e koronavirusit.

“Sipas raportit të fundit, FMN thotë se paketa ekonomike e qeverisë ishte më e vogël se mesatarja e Ballkanit dhe se kredia për sektorin privat vazhdoi të rritet. Pandemia COVID-19, e kombinuar me tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në nëntor 2019, ka rezultuar në presione shtesë të shpenzimeve dhe një tkurrje të madhe ekonomike, të cilat pritet të përmbysin trendin në rënie të borxhit në vitet e fundit dhe të rrisë borxhin publik të Shqipërisë në rreth 82 për qind të PBB-së në 2020”, tha Topalli.

Sipas saj, masat e miratuara për të kufizuar përhapjen e pandemisë COVID-19 kanë prekur si prodhimin, ashtu edhe kërkesën. Nga ana e prodhimit, ndërtimi, prodhimi, minierat dhe guroret, si dhe shërbimet, përbënin kontributet më të mëdha negative, vijoi Topalli.

“Nga ana e kërkesës, rënia e PBB-së i atribuohet kryesisht uljes së investimeve private dhe konsumit privat. Ndërkohë që sipas buxhetit të miratuar pak ditë më parë se bashku me detyrimet e prapambetura dhe ata të fshehura, borxhi realisht shkon në 90%. Kështu ndodh kur ke një qeveri të papërgjegjshme, të zhytur ne korrupsion dhe në skandale. Kështu ndodh kur qeverisë ia bëjnë ligjet kompanitë private. Kështu ndodh kur ministrat blihen nga oligarkët. Kështu ndodh kur opozita braktis parlamentin dhe i lë fushë të lirë qeverisë për të bërë si të dojë”, tha Topalli.

Sipas saj, nëse jemi vendi me paketën për ndihma më të ulët në rajon, kjo është mungesa e dhembshurisë dhe brutalitet i qeverisë. Ajo ka bërë fajtore dhe opozitën ndërsa ka kërkuar rrëzimin e Ramës, Metës dhe Bashës.

“Por kjo vjen se në Parlament nuk kishte një opozitë për ta bërë kauzë e për të kontrolluar vendimet e saj. Kështu ndodh kur nuk ke as qeveri as lidership në opozitë. Në këto kushte, kur 43 % e shqiptareve jetojnë në varfëri ekstreme, kur borxhi ka arritur 90% dhe kur për numër popullsie jemi populli që zëmë vendin e parë në braktisjen e vendit ka vetëm një zgjidhje: Të largojmë tre kryetarët e korruptuar që janë përgjegjësit e kësaj situate. Të zëvendësojmë politikën cinike të tyre me politikën e shpresës. Të bëjmë ndryshimin për të lindur shpresën”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...