Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ka filluar protesta e VMRO-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Shkup, 9 shtator – Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE filloi protestën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Tubimi i qytetarëve ndodh para Ministrisë së Drejtësisë dhe përfundon para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se duhet të hiqet vendimi i shtrenjtimit të rrymës elektrike prej 7.4% dhe të shqyrtohet puna e KRRE-së.

“Kemi rrymë të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër dhe kjo është arsyeja e parë për shkak të së cilët do të protestojmë dhe për shkak të së cikës do të dalim me kërkesat tona. Të mos jetë justifikim nga Qeveria dhe mafia e Zaevit se nuk ka para në buxhet. Para ka, por ato nuk shkojnë tek populli. Para ka sepse kanë shpenzuar një miliardë euro në ryshfet, shpenzojnë mbi tetë milionë euro për automjete, shpenzojnë për ëmbëlsira dhe tenderë derisa populli jeton në borxhe”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të hënën, duke i paralajmëruar protestat.

Ndryshe, protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me javë të tëra ka pasur në disa qytete perëndimore të vendit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...