Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Ka nënshtetasi amerikane, Rudina Hajdari tregon se për kë ka votuar

Deputetja opozitare Rudina Hajdari, ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.Hajdari tregoi se është një nënshtetase amerikane dhe se votën e ka dërguar me postë. Pyetjes së gazetares Eni Vasili në lidhje me kandidatin që ajo kishte vetuar, Hajdari u përpoq që ta anashkalojë, e ta tregojë përgjigjen me anë të nënkuptimeve.

Hajdari theksoi se ka jetuar në shtetin e Nju Jorkut dhe dihet se kë mbështet ky shtet, duke nënkuptuar kështu që vota e saj ka shkuar për demokratin Joe Biden, pasi ky i fundit në këto zgjedhje është shpallur fitues në Nju Jork.

“Po kam votuar edhe në zgjedhjet e kaluara, me postë. Po e kam ndjekur por nuk mendoj që kjo është e rëndësishme. në këtë rast nuk është e rëndësishme, nuk mund të shprehemi për ato gjëra. Unë ndjek nga afër zgjedhjet në Amerikë. Kam jetuar për shtetin e Nju Jorkut për një kohë të gjatë dhe merret me mend për çfarë kam votuar. Ne kemi qenë pro amerikan. Sot vendet e tjera në Ballkan janë duke analizuar zgjedhjet në Amerikë, ne ndjejmë një lloj pro armanikizmi dhe kjo është për t’u përshëndetur. Kushdo president të jetë atje, Shqipëria nuk e ndryshon pikëpamjen e saj për Amerikën”, tha Hajdari.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...