Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Kamionët me vaksina anti-Covid nisen drejt Britanisë

Kamionët që morën vaksinat e para kundër COVID-19 Pfizer / BioNTech janë rrugës për në Britani, pas miratimit për përdorim më herët sot nga rregullatori.

Mijëra doza të vaksinës kanë filluar tashmë “udhëtimin” e tyre nga fabrikat Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi “Drita e Gjelbër” u dha nga Autoriteti Rregullator për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA), duke e bërë Britaninë vendin numër një në botën perëndimore, që ka aprovuar përdorimin klinik të ilaçit.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se pandemia po mbaronte, ndërsa kryeministri, Boris Johnson u shpreh se kjo “do të na lejojë të rikthejmë jetën tonë në rrugën e duhur”, por gjithashtu paralajmëroi që njerëzit britanikë nuk duhet të jenë tepër entuziast për zbatimin e shpejtë të programit të vaksinimit, transmeton albinfo.ch.

Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer, e cila kërkon dy doza me 21 ditë diferencë, do të jenë në dispozicion “nga java tjetër”.

Britania e Madhe tashmë ka porositur një total prej 40 milionë dozash, me 10 milionë që mbërrijnë në vend deri në fund të vitit 2020 dhe pjesa tjetër brenda vitit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...