Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

Kanosje me armë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur me armë zjarri një person dhe më pas kanë ikur me veturën  e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kanë kanosur me armë zjarri viktimën m/k dhe më pas kanë ikur me veturën e tyre me targa vendore. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe 6 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...