Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Karakaçanov: Ne jemi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por marrëveshja duhet të respektohet

Sofje, 13 nëntor, zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov thotë se Bullgaria vazhdon ta mbështesë idenë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, por kjo nuk mund të ndodhë pa kushte dhe në rast të mosrespektimit të marrëveshjeve bilaterale siç është rasti me Bullgarinë dhe shtetet ballkanike.

Karakavhanov i njoftoi deputetët bullgar në Kuvendin e Bullgarisë për marrëdhëniet mes dy vendeve para fillimit të mundshëm të bisedimeve me BE-në.

Ai tha se shteti i tij mban qëndrimet dhe respekton marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Askush nuk bën trysni ndaj Qeverisë bullgare. Momentalisht, presidenca gjermane në BE e tha pozitën e vet si mediator nëse është e nevojshme. E dyta në bisedimet me përfaqësuesit e RMV-së, Bullgaria e vërtetoi qëndrimin se ne jemi për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por besojmë se marrëveshja e 1 gushtit të vitit 2017 nuk zbatohet”, tha ai.

Sipas tij, pa tejkalimin e gjuhës së urrejtjes dhe pa revizion të sistemit arsimor i bazuar në fakte të rremë Bullgaria nuk do të pajtohet të nisen bisedimet mes BE-së dhe RMV-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...