Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe/ Rama thirrje publike Bashës: Sqaro pozicionin tënd! Sa më shumë i bën bisht përballjes…

Pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës që punonte asokohe në UNMIK të Kosovës, vjen një tjetër reagim nga kryeministri Rama.

Ky i fundit thotë se heshtja e tij po e kthen liderin e opozitës në një të akuzuar, duke e ftuar më tej publikisht të sqarohnte pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

STATUSI I PLOTE
Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...