Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Katari dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje ushtarake detare

Marrëveshja ushtarake detare, u nënshkrua nga Komandanti i Forcave Detare të Katarit, Abdullah bin Hasan es-Suleyti dhe Komandanti i Forcave Detare pranë Komandës Qendrore të Lindjes së Mesme të SHBA, nënadmirali Samuel Paparo.

Katari dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje ushtarake brenda kuadrit të rregullores së zbatimit midis Ministrive të Mbrojtjes mbi aktivitetet detare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare të Katarit, QNA, marrëveshja ushtarake detare, u nënshkrua nga Komandanti i Forcave Detare të Katarit, Abdullah bin Hasan es-Suleyti dhe Komandanti i Forcave Detare pranë Komandës Qendrore të Lindjes së Mesme të SHBA, nënadmirali Samuel Paparo.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin el-Shahin.

Ganim në takimin me Paparo biseduan për bashkëpunimin ushtarak dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...