Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Katër arsye pse duhet lexuar patjetër Çehovin

Çehovin duhet lexuar patjetër, madje shumë shpesh. Një prej shkrimtarëve më të mirë të Rusisë, i cili gjatë gjithë jetës ishte edhe mjek, ka tregime të shkurtra të cilat nuk duhet humbur, për ta njohur mirë Rusinë e vjetër dhe shpirtin rus.

Një shkrimtar që e bëri Rusinë më të njohur në botën letrare, Çehovi përfundoi Universitetin e Moskës ndërsa më pas udhëtoi edhe për në Azi. Shkrimtari ndërroi jetë në Gjermani, në vitin 1904, verën e këtij viti.

Këto janë katër arsye pse duhet lexuar Çehovi, e ndoshta edhe për ta nisur këtë vit duke lexuar dicka nga ai.

1. Shkaku i librave të tij, rusët nisën të lexonin letërsinë e vërtetë. Shembull, tregimin “Kashtanka” e mësojnë edhe sot fëmijët në shkollat fillore në Rusi. Tregimi bën fjalë për një qenush që, i humbur, përfundon në shtëpinë e një palaçoje. Bashkë me palaçon, në cirk qenushi fillon lojën por gjatë performancës e sheh në publik pronarin e tij.

2. Shkrimi i tij e inspiron Stanisllavskin dhe sistemin e tij të aktrimit. Three sisters, The Cherry Orchard, Uncle Vanya dhe The Seagull janë katër drama që u kthyen në shfaqje, të gjitha të luajtura nga Olga Knipper – aktorja që më pas u bë gruaja e shkrimtarit të madh.

3. Çehovi e rrezikoi edhe jetën e vet për shkrimin. Kur ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ai udhëtoi nga Siberia e deri në ishullin Sakhalin. Ishulli ishte vend i largët ku dërgoheshin të burgosurit, por Çehov shkoi dhe e dokumentoi jetën e banorëve të ishullit. Kësisoj, jeta e banorëve erdhi më pas e njohur për të gjithë Rusinë, dhe botën.

4. Në tregimin “Darling”, një grua ruse tregon instinktin e saj të fortë prej nëne dhe gruaje. Njëjtë si ajo, Çehov në plot shkrime e tregime sjellë shpirtin e vërtetë të Rusisë, të “njerëzve të vegjël”, njerëzve të rëndomtë. Çehov asnjëherë nuk ka provuar të tregojë idenë pas ekzistencës, por të dokumentojë problemet e rusëve. Në personazhet e tij gjithmonë ka thjeshtësi të dashurisë dhe aftësisë për të dashuruar. / GazetaMetro

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...