Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

KB dhe Qeveria do të punojnë bashkërisht në zhvillimin e politikës migruese të bazuar në dëshmi

Shkup, 12 nentor – Mbështetje e institucioneve kombëtare në përmirësimin e menaxhimit me lëvizjes demografike dhe migruese në Maqedoninë e Veriut, është qëllimi kryesor i projektit të ri të përbashkët të Qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Fondi Multipartner për Emigrim i OKB-së.

Projekti i quajtur “Diskurs migrimi, politikë dhe planifikim i bazuar në dëshmi” do të zbatohet gjatë 30 muajve të ardhshëm nga ana e tre agjencive të OKB-së edhe atë Organizata Ndërkombëtare për Emigrim – IOM, Fondi për Popullsi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA dhe Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – UNHCR, në koordinim me Zyrën e koordinatorit të përhershëm të KB-së në vend.

Kushton 1,5 milionë dollarë amerikanë dhe financiarisht i mbështetur nga Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Meksika, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Tajlanda, Turqia dhe Britania e Madhe.

Qeveria do të bashkëpunojë me sektorin civil në zhvillimin e politikave emigruese, do të zhvillohen vendime të reja, inovative për grumbullimin dhe analizën e të dhënave dhe do të zhvillohen mekanizma për shkëmbim të të dhënave. Krijuesit e politikave dhe palët e prekura do të nxiten dhe mbështeten që të zbatojnë emigrim të ri, gjithëpërfshirës për emigrim për periudhën prej vitit 2021 deri 2025. Është paraparë që të zbatohen edhe fushata kombëtare dhe lokale për ngritjen e vetëdijes te popullata dhe institucionet.

Projekti do të zbatohet në bashkëpunim me një numër të madh partnerësh të Qeverisë dhe organizatat civile, përfshirë edhe Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Banka Popullore, Enti Shtetëror i Statistikës, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Platforma për Luftimin e Varfërisë në Maqedoni dhe Instituti për Politikë Evropiane.

Më shumë informacione mund të gjenden në:https://migrationnetwork.un.org/united-nations-migration-start-fund-kicks-12-million-usd-joint-programmes.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...