Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Kënga e Bebe Rexhës dhe Doja Cat renditet e para në rangun botëror të këngëve më në trend të momentit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Doja Cat.

Kënga me titull “Baby, I’m jealous” u publikua në kanalin YouTube me një klip shumë të veçantë, pjesë e së cilit ishin yjet e TikTok-ut: Nikita Dragun, Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe deri më tani ka arritur 10 milionë klikime në kanalin YouTube.

“Baby, I’m Jealous” po renditet lart edhe në top listat britanike dhe amerikane, si dhe aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja “Spotify Charts” të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.

Kënga e parë në këtë listë figuron “Baby, I’m jealous” e artistes shqiptare bashkë me reperen e famshme Doja Cat.

“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të vikendit rreth e rrotull botës”, thuhet në njoftimin e SPotify Charts.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...