Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Këngëtare, aktore dhe bashkëpunon me brende të ndryshme – Rita Ora grumbullon pasuri prej 20 milionë funtash që nga fillimi i karrierës

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, thuhet se ka grumbulluar një pasuri prej 20 milionë funtesh, që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2002 me hitin “R.I.P”.

Këngëtarja, 29 vjeçare, ka bërë vetëm dy albume, por ka arritur të përfitojë shumë duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme për reklama si dhe duke krijuar një karrierë si aktore dhe gjyqtare.

Fushatat e fundit të Ritës përfshijnë imazhin e “JD Sports” për Krishtlindje, ku raportohet se ka fituar një shumë prej gjashtë shifrash dhe se ka nisur një koleksion të ri të veshjeve me Next.

Me kompanitë e mëdha që promovon Ora, tashmë nuk është çudi se ajo u vendos e nënta në listë të ‘Sunday Times Rich’ në fillim të këtij viti.

“Rita ka një prekje magjike kur bëhet fjalë për tërheqjen popullore – ajo është seksi, argëtuese dhe e këndshme”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo ka atë pamjen dhe tërheqjen si modele, përkundër se nuk e kanë këtë të gjitha modelet. Reklamuesit e pëlqejnë këtë”.

Rita njëherësh mori 750 mijë funta për rolin e saj si Mia në “Fifty Shades of Grey”, gjersa periudha e saj si gjyqtare në “X Factor” në 2015 shtoi mbi 1.5 milion funta në bilancin e saj bankar.

Krijuesja e hitit “Anywhere” gjithashtu luajti së bashku me Rafferty Law në “Twist”, xhirimet e të cilit u realizuan vitin e kaluar.

Ylli i muzikës pop u shfaq si gjyqtare në “The Voice” dhe në fillim të këtij viti u bashkua me Jonathan Ross, Davina McCall dhe Ken Geong në “The Masked Singer”.

Ndërkohë, ajo është bërë sinonim i shumë markave.

Në vitin 2013, Rita nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me ‘Rimmel’.

Një vit më vonë ajo u bë fytyra e dy koleksioneve të Donna Karan, koleksionit ‘Resort’ Vjeshtë /Dimër dhe të parfumit DKNY My NY.

Në vitin 2015, biondja u shfaq në fushatat reklamuese të Coca-Cola dhe Samsung Galaxy S6.

Ajo fitoi 10 milionë funta nga fushata e saj me Coca-Cola.

Dhe vitin e kaluar ajo ishte fytyra e disa markave gjermane si: Escada, Thomas Sabo dhe Deichmann.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...