Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Këngëtari Jeremih në kujdes intensiv, i përkeqësohet gjendja nga COVID-19

Këngëtari i njohur amerikan, Jeremih, është infektuar me virusin vdekjeprurës që po kaplon botën.

Por, gjendja e tij është duke u përkeqësuar, pasi sipas raportimeve ai është dërguar në kujdes intensiv, shkruan Mirror.

33-vjeçari është shtruar në spital në fillim të kësaj jave, ndërsa tani po përdor edhe oksigjeno-terapi.

Sipas burimeve të TMZ, nuk i dihet ende për sa kohë ai ka qenë i infektuar, por që gjendja e tanishme nuk është e mirë.

I pari që e bëri të ditur rastin ishte reperi 50 Cent, i cili lutej për shëndetin e mikut të tij,

Jeremih, emri i vërtetë i të cilit është Jeremy Phillip Flton, është i njohur për këngët si, “Birthday Sex”, “Doën on Me” dhe “Don’t Tell Em”.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...