Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Keqpërdori detyrën zyrtare, më 25 Shtator ulet në bankën e të akuzuarve Vangelovski

Shkup, 5 shtator – Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj. Ish kryetari i Gjykatës supreme Jovo Vangellovski më 25 shtator do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën penale, si person i akuzuar për abuzim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, ka publikuar “Fokus”, duke iu referuar vërtetimit nga Gjykata penale.

Prokuroria në korrik njoftoi se kundër Vangellovskit ishte ngritur akuzë sepse ai për një gjyqtare qëllimisht nuk kishte caktuar shtesë të pagës prej 35% në nëntor 2018, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj. Ai ndiqet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit sipas nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Kocan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...