Shkup, 12 nëntor – Këshilli i Qytetit të Shkupit do ta mbajë sot seancën e 9-të të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për ndarjen e ndihmës financiare (subvencione) për ndërmarrjet publike urbane, në drejtim të përballjes me pasojat financiare të shkaktuara nga kriza me koronën.
Me vendimin e parë, Këshilli do të diskutojë për transferimin e fondeve, të alokuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për subvencione për NQP “Shkup” – Shkup, ku ndahet ndihmë financiare e pakthyeshme për NQP “Shkupi” – Shkup në vlerë prej 45.000.000 denarëve, si dhe mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në vlerë prej 135.000,000.00 denarëve.
Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë vendime të veçanta, ku me mjete nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për shkak të vështirësive në punën të shkaktuar nga kriza me pandeminë e koronës, duhet të ndahen subvencione në vlerë të përgjithshme prej 75 milionë denarëve, ose 40 milionë denarë për NP ” “Higjiena Komunale”, 15 milionë denarë për NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” dhe 20 milionë denarë për NP “Parqe dhe Gjelbërim.
Për më tepër, Këshilli do të diskutojë edhe për vendimin për subvencionimin e NP “Parqe dhe gjelbërim” për furnizimin e dy sistemeve për detektimin e hershëm të zjarreve, për çka do të ndahet subvencion në vlerë prej 14.160.000 denarëve, si dhe për Vendimin për dhënien e pëlqimit të Listës së çmimeve të materialit mbjellës të NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup.