Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë pritet të vizitojë Lindjen e Mesme

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më 29 nëntor se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit.

Deklarata tha se Kushner – i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit, Donald Trump – do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkoëitz dhe Brian Hook.

Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit.

Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti.

Zyrtarët e administratës amerikane thanë se ekipi po përpiqet të arrijë më shumë marrëveshje të tilla para se mandati i Trumpit të përfundojë më 20 janar.

Arabia Saudite e banuar me myslimanë sunitë, është një rivale e ashpër e Iranit të udhëhequr nga shiit-ët. Të dyja vendet luftojnë për ndikim në Lindjen e Mesme.

Shkencëtari bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, u vra në një pritë pranë Teheranit më 27 nëntor, në një sulm që kërcënon të përshkallëzojë tensionet midis Iranit dhe në anën tjetër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, më 28 nëntor akuzoi Izraelin se po vepron si një “mercenar” i Shteteve të Bashkuara.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin shumë e konsideruan si një përpjekje për të ngadalësuar përparimin e Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore./REL

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...